Vlorë – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 4 të tjerë

DVP Vlorë

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasit:

– L. D., 57 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Xh. S., 50 vjeç, banues në Vlorë, duke pretenduar se 57-vjeçari e ka goditur disa herë me grushta në fytyrë.

– V. G., 43 vjeçe dhe S. G., 19 vjeçe, pasi kanë goditur dhe ofenduar me fjalë të rënda shtetasen M. J., 15 vjeçe dhe nënën e saj, duke i shkaktuar 15-vjeçares një gjëndje të rënduar psikologjike dhe për pasojë ajo ka konsumuar një sasi medikamentesh mjekësore. Shtetasja M. J. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës” shtetasit K. R., 34 vjeç dhe E.(A). R., 39 vjeç, banues në Delvinë, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve R. K., 33 vjeç, banues në Gjirokastër dhe A. G., 36 vjeç, banues në Lezhë, si dhe u kanë shkatërruar automjetin e ujësjellësit që kishin në përdorim.

Gjithashtu u referuan materialet për shtetasin A. G., 36 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka bërë kallëzim shtetasja H. R., 66 vjeçe, banuese në Delvinë, se 36-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.