Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin E. O., 24 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar 8 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin R. B., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.