Vlorë/Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, përndiqte dhe nxiste një të mitur të përdorte substanca narkotike, arrestohet 26-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 26 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Përndjekja”.
Ky shtetas u kap në flagrancë jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Përndjekja”. Nga veprimet hetimore, dyshohet se 26-vjeçari ka përndjekur një të mitur 12-vjeçar, si dhe e ka nxitur për përdorimin e substancave narkotike.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.