DVP Vlorë/Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tentuan të vidhnin në një banesë, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” shtetasit S. K., 18 vjeç dhe A. Sh., 17 vjeç, të dy banues në fshatin Çukë, Sarandë, pasi u kapën në kushtet e flagrancës duke vjedhur në banesën e shtetasit K. B, në fshatin Çukë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e mësiperm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, jane autorë dhe të ngjarjes së ndodhur më datë 05.07.2021, ku është tentuar të vidhet banesa e shtetasit I. M, në fshatin Çukë.
– – – –
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 19 vjeç, banues në Delvinë, pasi është konstatuar duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetases së mitur F. S., 15 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi ka bërë kallzim e ëma e saj se vajza është larguar nga banesa më datë 30.08.2021.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.