Ditën e djeshme, në ambientet e paraburgimit IEVP Vlorë, shtetasja S. S. ka shkuar për t’i dërguar disa ushqime djalit të saj, i cili vuan dënimin për vepër penale në fushën e narkotikëve.
Pas kontrollit të ushtruar, mes ushqimeve është gjetur një sasi lënde narkotike prej 100 gr., e dyshuar cannabis sativa.
Menjëherë, në vijim të veprimeve është arrestuar në flagrancë 62-vjeçarja S. S., me banim në Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.