Vlorë/Takime sensibilizuese në kuadër të fushatës mbarëkombëtare kundër dhunës me bazë gjinore.
Në kuadër të fushatës sensibilizuese “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, gjatë javës që kaloi, Policia e Vlorës ka zhvilluar takime informuese në shkollat 9-vjeçare “Teli Ndini”, “Rilindja”, “Marigo Posio”, “Internacional”, si dhe në gjimnazet “Halim Xhelo” dhe “Jani Minga”.
Këto aktivitete u realizuan në bashkëpunim me ZVA Vlorë–Himarë, drejtuesit e shkollave, mësuesit dhe nxënësit, si dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucionet që ofrojnë shërbime për viktimat e dhunës: Bashkia, Shërbimi Social, DROSHKSH, NJVKSH, Qendra “Vatra”, etj.
Nxënësit u informuan mbi aspektet ligjore dhe psiko-sociale të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, si dhe mbi mënyrat e raportimit dhe mbrojtjes së viktimave, me theks të veçantë te dhuna digjitale.
“Fund dhunës digjitale ndaj grave dhe vajzave” ASNJË JUSTIFIKIM!
#DhunaËshtëKrimDheDënohet
#DenoncoDhunën
#FUND_DHUNËS_DIGJITALE
#ZëriËshtëForcaJoteMëEMadhe








