Qarku Vlorë
Takime me nxënësit në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”.
Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për programin “Siguria e të rinjve”, Policia e Vlorës ka vijuar me takimet sensibilizuese në disa shkolla të qytetit.
Ndihmës specialistët për edukimin në shkolla në DVP Vlorë zhvilluan bashkëbisedime me nxënësit e klasave të VI-ta, në shkollat 9-vjeçare “Avni Rustemi”, “24 Maji”, “Zigur Lelo” dhe “Rilindja”.
️Tema e diskutimit ishte:
⛔️ “STOP trafikimit të qenieve njerëzore”
U theksuan faktorët që nxisin këtë fenomen, pasojat ligjore dhe institucionet ku nxënësit mund të kërkojnë ndihmë. Nxënësit u njohën gjithashtu me linjën e gjelbër për të mitur dhe numrat e emergjencave.
Së bashku për një të ardhme më të sigurt!
#PoliciShkollë ♀️
#PërSigurinëTuaj ✅
#SëbashkuPërNjëKomunitetTëSigurt