Vlorë/Takim në mbyllje të fushatës mbarëkombëtare kundër dhunës me bazë gjinore.

Vlorë/Takim në mbyllje të fushatës mbarëkombëtare kundër dhunës me bazë gjinore.

Në kuadër të fushatës sensibilizuese “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, Policia e Vlorës zhvilloi takimin në mbyllje të kësaj fushate në Universitetin “Ismail Qemali”, me pjesëmarrjen e studentëve dhe pedagogëve.

Gjatë gjithë kohëzgjatjes së fushatës, Policia e Vlorës në të gjithë qarkun, zhvilloi një sërë takimesh sensibilizuese në shkolla 9-vjeçare, gjimnaze dhe institucione arsimore, ku qindra nxënës dhe të rinj u informuan mbi format e dhunës me bazë gjinore, pasojat e saj dhe rëndësinë e raportimit të çdo rasti, duke përçuar mesazhin se dhuna nuk duhet toleruar në asnjë formë.

Aktiviteti përmbyllës u realizua me praninë e përfaqësuesve të institucioneve vendore dhe strukturave që ofrojnë shërbime për viktimat e dhunës, ku u trajtuan format e dhunës me bazë gjinore, pasojat e saj dhe rëndësia e raportimit në kohë.

Studentët u informuan mbi aspektet ligjore dhe psiko-sociale të dhunës, si dhe mbi mekanizmat e mbrojtjes së viktimave, me fokus të veçantë te dhuna digjitale.

“Fund dhunës digjitale ndaj grave dhe vajzave” ASNJË JUSTIFIKIM!

#DhunaËshtëKrimDheDënohet
#DenoncoDhunën
#FUND_DHUNËS_DIGJITALE
#ZëriËshtëForcaJoteMëEMadhe