Vlorë
Sulmoi fizikisht një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, autorit 25-vjeçar i gjenden dhe sekuestrohen disa përforcues metalikë, një biçak dhe një elektroshok.
Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 22.04.2025, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, ku një person i paidentifikuar, dyshohet për motive të dobëta, ka sulmuar fizikisht shtetasin J. K., 70 vjeç, banues në këtë lagje, bën të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit B. D., 25 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në momentin e ndalimit, këtij shtetasi iu gjet një përforcues metalik grushti me thikë. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe dy përforcues të tjerë grushti, një biçak dhe një pajisje elektroshoku.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.