Vlorë
Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë (Forca e Posaçme “Shqiponja”, Policia e Rendit dhe ajo Rrugore), në bashkëpunim me shërbimet e Delta Forcë, DVKM Vlorë dhe shërbimet e Emergjencave Civile, vijojnë menaxhimin e situatës së krijuar në Novoselë, ⚠️ si pasojë e reshjeve të dendura dhe rritjes së nivelit të ujit të lumit Vjosë.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme nga punonjësit e Policisë, tre familje që kishin mbetur të izoluara në banesat e tyre janë evakuuar në mënyrë të sigurt, me mjet lundrues. Familjarët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, janë evakuuar edhe banorë të tjerë nga zonat e prekura, ndërsa operacioni vijon në terren.
Policia u bën thirrje banorëve të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencës dhe të ndjekin udhëzimet e dhëna.
Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.
#PoliciaNëGatishmëri
#Emergjenca
#Telefono112
