Vlorë – Sektori i Qarkullimit Rrugor pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, orë mësimore nën moton “Edukimi për trafikun rrugor fillon nga bankat e shkollës”

Sektori i Qarkullimit Rrugor pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në lidhje me sigurinë rrugore ka zhvilluar një orë mësimore nën moton “Edukimi për trafikun rrugor fillon nga bankat e shkollës”🚸👦

Kjo orë informuese u zhvillua në shkollën publike 9-vjeçare “Lef Sallata”, me nxënësit e klasës së VII-C🏭

✅Shefi i Policisë Rrugore, i shoqëruar nga specialistë të tjerë të qarkullimit rrugor informoi nxënësit mbi tematika të ndryshme, si:
• Njohuritë mbi rregullat e trafikut rrugor⚠📄
• Disa rregulla për drejtuesit e mjeteve dhe për këmbësorët🚶♂🚶♀
• Kujdesi nëpër kryqëzime, si për mjetet, ashtu edhe për kalimtarët🚧🛑🚔
• Vijat e bardha dhe rëndësia mbi përparësinë e kalimit në rrugë🚥🚗🚓
• Kalimi i rrugës në vendet e lejuara dhe jo diagonal, pasi përbën rrezik si për jetën e këmbësorit, ashtu edhe për drejtuesin e mjetit🛤🚨
• Zbatimi i rregullave të domosdoshme për sigurinë e jetës, si: vendosja e rripit të sigurimit, qëndrimi i fëmijëve në sediljet e pasme të automjeteve, mospërdorimi i celularit etj 🚦📵🚸

Ky takim u zhvillua në bashkëpunim shumë të ngrohtë dhe u mirëprit nga nxënësit e kësaj shkolle, pasi ata treguan mjaft interes duke bërë pyetje të ndryshme, me qëllim që të kuptonin sa më qartë punën e palodhshme të Policisë së Shtetit, konkretisht se si gjendet në gatishmëri të plotë polici i qarkullimit rrugor 🏪, në çdo kohë, në terren ⛈🌈🌪🌨☔🌤☀❄

Shpresojmë që informacioni i dhënë të vlejë sa më shumë me qëllim që “Përdoruesit e vegjël të rrugës” të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pse jo edhe të këshillojnë prindërit, të afërmit dhe shokët.👌🤝

#BashkëMëTëSigurtNëRrugë👍
#MësojmëFëmijëtTëEcinVetë💪
#RespektoVijatEBardha #KujdesSemaforinKryqëzimet🚦
#ReagoNdajSinjaleveTëPolicisë🚨
#PoliciaNëNdihmëTëQytetarëve🚓
#FaleminderitPërBashkëpunimin 👏👏👏