Sot, rreth orës 16:45, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, është gjetur nga familjarët, në banesën e tij, pa shenja jete ( i dekompozuar), shtetasi G. D., 62 vjeç, i cili jetonte vetëm. Nga hetimet paraprake dyshohet vdekje natyrale.
Sot, rreth orës 16:50 , në Qafë Gjashtë, një mjet tip “Opel”, me drejtues shtetasin Th. P, është perplasur me një automjet tip “Audi”, me drejtuesi shtetasin T. D, si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjerja në mjetin “Opel” shtetasja Y. P, e cila po transportohet për ndihmë mjeksore në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon në të dyja rastet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve.