Në pranga dhe 2 shtetas të tjerë që tentuan të largoheshin me të, njëri prej tyre me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ndaluar për kontroll disa shtetas, në lagjen “Partizani”, Vlorë.
Tre prej tyre, shtetasit M. B., Xh. L. dhe Ç. V., kanë tentuar t’i shmangen kontrollit fizik, duke u larguar me vrap. Njëri prej tyre, shtetasi M. B., ka hedhur nga çanta e tij e dorës, një armë zjarri pistoletë. Brenda pak minutash, të tre këta shtetas janë kapur dhe vënë në pranga nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit tip pistoletë dhe 1 krehër me fishekë luftarak.
Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-M. B., 20 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”;
-Xh. L., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;
-Ç. V., 25 vjeç, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.