Vlorë/Policia Rrugore, masa të shtuara në fundjavë

📌Vlorë/Policia Rrugore, masa të shtuara në fundjavë, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetes në rrugë.

Nisur nga fluksi i madh i lëvizjes së mjeteve gjatë sezonit turistik, sidomos gjatë fundjavës, Policia Rrugore e Vlorës ka instaluar radarë dhe po monitoron me drone akset rrugore, si dhe ka rritur prezencën e patrullave rrugore të lëvizshme në këto akse, por edhe në qendrat urbane.

❌Mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit;
❌Mos qarkulloni me shpejtësi që cenon sigurinë e jetës në rrugë;
❌ Mos drejtoni mjetin, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur;
❌Mos kryeni parakalime të gabuara.

✅ Vendosni rripin e sigurimit;
✅Drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse dhe të qëndrojnë në radhë ku ka ngadalësim të lëvizjes;
✅ Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.