Vlorë
Policia Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me qytetarët, i erdhi në ndihmë një shtetaseje që rrezikoi mbytjen në det, në Gjirin e Shën Janit.
Sot, gjatë patrullimit me mjet lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë konstatuan thirrjet për ndihmë të pushuesve. Në breg ndodhej një shtetase, e cila ishte nxjerrë nga deti nga qytetarët, pasi gjatë notimit kishte pirë ujë dhe kishte rrezikuar mbytjen.
Punonjësit e Policisë Kufitare, së bashku me pushuesit, i dhanë ndihmën e parë në breg dhe më pas e transportuan me mjetin lundrues drejt portit të Vlorës. Gjatë rrugës, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, por u asistua përsëri nga punonjësit e Policisë Kufitare dhe u bë e mundur stabilizimi i saj deri në momentin e dorëzimit tek ekipi i urgjencës mjekësore.
✅ Falë reagimit të shpejtë të qytetarëve dhe Policisë Kufitare, shtetasja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve të Spitalit Rajonal Vlorë.
♀️ Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon për kujdes maksimal, ndërsa strukturat e saj vijojnë të jenë të angazhuara për sigurinë e pushuesve dhe turistëve.
#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️