Vlorë/Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale me pasoja për jetën, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë

DVP Vlorë

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale me pasoja për jetën, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i plagosjes së një shtetasi, me mjet prerës.

Strukturat e DVP Vlorë dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti të ndodhur në qytetin e Vlorës, duke kapur dhe neutralizuar menjëherë autorin.

Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe i veprimeve hetimore e procedurale, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi B. Gj., 64 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Ky shtetas më datë 11.07.2025, rreth orës 23:30, në një lokal pranë vendit të quajtur “Rrapi”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në pjesën anësore të kraharorit, shtetasin G. V., 56 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve