Vlorë/Parakaloi mbi trafikndarëse në zonën e Lungomares, identifikohet dhe gjobitet me 40 000 lekë drejtuesi i automjetit.
Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku një automjet shfaqej duke kryer manovra të rrezikshme mbi trafikndarëse, në zonën e Lungomares, Policia Rrugore e Vlorës ka kryer verifikime të menjëhershme dhe ka identifikuar drejtuesin e automjetit.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi E. B., ka kryer parakalim të gabuar mbi trafikndarëse dhe nuk ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, duke rrezikuar përdoruesit e tjerë.
✅ Për këto shkelje, ndaj tij u vendos masa administrative me gjobë 40 000 lekë, në zbatim të VKM nr. 153, neni 350, për shkelje të neneve 146 pika 16 dhe 139 pika 3 dhe 8 të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Vlorës apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës, veçanërisht në zonat turistike ku lëvizshmëria është e lartë gjatë sezonit veror.