Vlorë
Ditën e sotme, ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë u vizituan nga nxënës të shkollës publike 9-vjeçare “Avni Rustemi”, të cilët u pritën nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtues Elidon Çela.
Gjatë vizitës, nxënësit u shoqëruan nga ndihmësspecialistët për edukimin në shkolla dhe punën me të rinjtë. Ata u njohën nga afër me strukturën organizative, funksionimin e institucionit, si dhe me rolin dhe shërbimet që ofron Policia e Shtetit në shërbim të komunitetit dhe sigurisë në shkolla.
Në kuadër të aktivitetit u zhvillua gjithashtu një bashkëbisedim mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Policisë, shkollës dhe komunitetit, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve, forcimin e kulturës së ligjshmërisë dhe promovimin e një mjedisi sa më të sigurt arsimor.
#DyertEHapuraPërQytetarët
#SëBashkuPërKomunitetin
#NëShërbimTëQytetarëve
