Vlorë – Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për operacionin “Reset”

Vlorë/Vijojnë puna e inteligjencës policore dhe kontrollet intensive të shërbimeve, për të garantuar sundimin e ligjit në territor.

Kapet dhe vihet në pranga nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Vlorë, 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Reset”, si rezultat i të cilit, në muajin dhjetor të vitit 2023, u vunë në pranga 7 shtetas dhe u sekuestruan 500 kg kanabis.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, strukturat e DVP Vlorë kanë organizuar kontrolle në të gjithë territorin e qarkut, si rezultat i të cilave është lokalizuar dhe kapur
shtetasi:

  • K. S., 48 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

48-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Reset”, i cili është zhvilluar në muajin dhjetor të vitit 2023, në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”. Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të ndaluar dhe të shpallur në kërkim gjatë këtij operacioni, përpunonin dhe më pas transportonin lëndë narkotike kanabis, në afërsi të vijës ujore, për ta transportuar më pas me rrugë detare, drejt Turqisë. Gjatë këtij operacioni, Policia sekuestroi 34 pako të madhësive të ndryshme, me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshe totale 500 kilogramë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.