Vlorë


Në kuadër të organizimit të etapës së tretë dhe të fundit të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, që do të zhvillohet në qytetin e Vlorës, më datë 11.05.2025, informojmë qytetarët mbi kufizimet e mëposhtme:
1.
Ndalim parkimi dhe çdo lloj aktiviteti në Sheshin e Madh (fillimi i Lungomares), nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 18:00 e datës 11.05.2025 (përfshirë zonën e diskut).

2.
Ndalim parkimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin Sheshi i Madh – kryqëzimi i rrugës “Shaban Demiraj”, nga ora 05:00 e datës 10.05.2025 deri në orën 15:00, të datës 11.05.2025.



3.
Ndalim parkimi në fushën para Shkollës së Marinës, nga ora 15:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 17:00, datë 11.05.2025.


4.
Ndalim parkimi në rrugën “Veledin Kollozi”, nga ora 14:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.



5.
Ndalim parkimi në aksin “Rrethi i Skelës – Kryqëzimi i rrugës Aleksandria”, nga ora 14:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.



6.
Ndalim parkimi në rrugën “Hajredin Haxhiraj”, segmenti kryqëzimi i rrugës “Onufri” – kryqëzimi i Bulevardit, nga ora 22:00 e datës 10.05.2025 deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.



7.
Ndalim parkimi në rrugët “Veledin Kollozi” (segmenti Big Market – Alsa), në rrugën “Mustafa Bello” dhe “Laze Malo”, nga ora 20:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.


8.
Bllokim akseve rrugore “Aleksandër Moisiu” – Bulevardi “Ismail Qemali” – Rruga “Demokracia” – Rruga “Arben Zylyftari”



9.
Ndalim parkimi në kryqëzimin e rrugës “Kosova” deri te Hotel Regina Garden dhe në Sheshin “Ismail Qemali”, nga ora 14:00, e datës 10.05.2025, deri në ora 23:00, e datës 11.05.2025.


10.
Ndalim parkimi në rrugën “Sulejman Delvina” (segmenti Poliklinika – Dega Ushtarake), si dhe në territorin e Fakultetit të Shkencave Humane (konviktet), nga ora 14:00, datë 10.05.2025, deri në ora 23:00, datë 11.05.2025.


Akses i garantuar për raste emergjente 

• Porti i Vlorës – Qarkullimi do të realizohet nëpërmjet rrugës Transballkanike, pa ndërprerje.
• Spitali Rajonal Vlorë – Gjatë orës 11:00 – 13:30, hyrja do të mundësohet përmes këtyre akseve:
• Transballkanike – Shtëpia e Oficerëve – Kapelja – Spitali
• Pusi i Mezinit – Rruga e Re – Kapelja – Spitali
• Uji i Ftohtë – Centrale – Fabrika e Çimentos – Kuzumbaba – Bashkia – Spitali

• Vlorë – fshatrat e lumit të Vlorës

• Qeparo – Vlorë / fshatrat e lumit të Vlorës

• Vlorë – Himarë (deri në Qeparo)

• Qeparo – Himarë – Vlorë


Të gjitha automjetet që do të jenë të parkuara në kundërshtim me masat e shpallura, dhe që nuk do të largohen nga vetë drejtuesit, do të transportohen me shërbimin e karotrecit, në përputhje me ligjin dhe për garantimin e sigurisë.


Shprehim ndjesën tonë për çdo shqetësim të mundshëm, si dhe garantojmë qytetarët se nuk do të ndalohen në asnjë moment për të kryer aktivitetet e tyre, por luten që të përdorin rrugët alternative për të vijuar normalisht me angazhimet e tyre ditore.

• Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë 112 & 069 411 0242
• Policia Bashkiake Vlorë 033404404 & 0697654802




