Vlorë/Kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas

Vlorë/Kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas, banues në Itali.

Më datë 02.09.2024, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vazhdën e kontrolleve për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, kryesisht në zonat bregdetare, kanë ushtruar kontroll në vendin e quajtur “Plazhi i Delisufit”, Vlorë. Gjatë kryerjes së detyrës, punonjësit e Policisë janë kundërshtuar me forcë nga shtetasit:

– I. D., shtetas shqiptar, banues në Itali;
– M. B., shtetas maroken, banues në Itali;
– M. M., shtetas italian, banues në Itali.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, po punon për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.