Vlorë/Kryen manovra të rrezikshme me automjete, në aksin “Vlorë-Orikum”, ndëshkohen 2 shtetas

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqen dy automjete duke kryer manovra të rrezikshme në aksin rrugor Vlorë–Orikum, në “Bypass”, ju informojmë se:

Pas verifikimeve të kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore Vlorë, rezultoi se drejtuesit e këtyre automjeteve kanë kryer disa shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si më poshtë:

• Nuk kanë rregulluar shpejtësinë në kthesa me fushëpamje të kufizuar;
• Kanë zhvilluar gara shpejtësie me njëri-tjetrin, duke vënë në rrezik përdoruesit e tjerë të rrugës;
• Nuk kanë ruajtur pozicionin e mjetit në karrexhatë;
• Kanë kryer parakalim në kthesë, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor.

✅ Për këto shkelje të konstatuara, bazuar në dispozitat e VKM nr. 153, neni 350, si dhe në nenet përkatëse të Kodit Rrugor, ndaj dy pronarëve të automjeteve, shtetas nga Maqedonia e Veriut, është vendosur masë administrative me vlerë 62 000 lekë secilit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor në numrin 112, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe konform ligjit.