Vlorë – Konstatohen 2 raste të shitjes së lëndëve piroteknike të kontrabanduara

Vlorë

Patrullimet 24/7, gjatë ditëve festive, konstatojnë 2 raste të veprimtarisë së kundërligjshme, të shitjes, të lëndëve piroteknike të kontrabanduara.

Procedohen penalisht 2 shtetas dhe sekuestrohen kuti me fishekëzjarrë dhe kapsolla me vlerë rreth 800 000 lekë.

Gjatë kontrolleve të vazhdueshme në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, konstatuan se në lagjet “Hajro Çakërri” dhe “28 Nëntori”, 2 shtetas shitnin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara.

Për këto paligjshmëri, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 2 shtetas, konkretisht: E. H., 57 vjeç, dhe B. M., 63 vjeç, banues të dy në Vlorë.

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa kuti me fishekëzjarrë dhe kapsolla me vlerë rreth 800 000 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅