Vlorë/Kapet dhe vihet në pranga një 22-vjeçar që shiste lëndë narkotike, në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës

Vlorë

Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Kapet dhe vihet në pranga një 22-vjeçar që shiste lëndë narkotike, në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës.

Sekuestrohen doza me kokainë, gati për shitje.

Në kuadër të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë organizoi punën për goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike në doza, në qytetin e Vlorës.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi P. K., 22 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakëri”, Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në 12 doza, gati për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve