Vlorë/Informacion paraprak
Plagosi me thikë një 55-vjeçar, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.
Sekuestrohet një mjet prerës (thikë).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në fshatin Novosel, gjatë të cilit ishte plagosur me mjet prerës shtetasi A. Q., 55 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, u bë identifikimi dhe shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. M., 49 vjeç, banues në fshatin Akërni, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Q, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu u bë i mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjetit prerës (thikë), e dyshuar e përdorur nga autori në këtë ngjarje.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijonë veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.