Vlorë/Hoqi dhe dëmtoi 3 tabela të sinjalistikës rrugore, arrestohet 43-vjeçari

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke dëmtuar tabelat e sinjalistikës rrugore, bëjmë me dije se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas publikimit të videos, kanë kryer veprimet hetimore për identifikimin e shtetasit që shfaqet në video dhe për verifikimin e rrethanave të rastit.

Në vijim të veprimeve për rastin, u ndalua shtetasi B. H., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 07.07.2025, në aksin rrugor “Bestrovë-Bunavi”, ka hequr dhe dëmtuar 3 tabela të sinjalistikës rrugore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve”.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë fton median dhe qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo paligjshmëri, duke i garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm, konform ligjit.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve