Vlorë – Godititet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla

Godititet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.Q., 50 vjeç banues në fshatin Xhuherinë,Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Partizani, Vlorë, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 doza me lëndë të dyshuar “Kokainë”, gati për shitje

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.