Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin P. C, 54 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. C., 19 vjeç, banues në Gorishtë, Vlorë, pasi:
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur fizikisht për shkak të detyrës punonjësit e OSHEE-së, shtetasit R. H. dhe A. Sh, banues në Vlorë.
——-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. N., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.