Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku një automjet shfaqej duke kryer manovra të rrezikshme në rrugën “Dhimitër Konomi”, shërbimet e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Vlorë kryen verifikime për identifikimin e drejtuesit të automjetit.
Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi M. S., ka qarkulluar në karrexhatë në sens të kundërt me drejtimin e lëvizjes, duke rrezikuar sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës.
✅ Në zbatim të VKM nr. 153, neni 350, për shkelje të neneve 139, 141 dhe 127 të Kodit Rrugor, ndaj tij u vendos masë administrative me gjobë në vlerën 52 000 lekë.
Policia Rrugore e Vlorës apelon për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, sidomos në zonat turistike gjatë sezonit veror, ku fluksi i mjeteve dhe këmbësorëve është i lartë. Respektimi i këtyre rregullave është thelbësor për garantimin e sigurisë në rrugë.