DVP Gjirokastër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin G. G., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 43 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë dhe i ka penguar ata, për kryerjen e detyrës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen I. T., 43 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim të rremë, më datë 08.03.2024.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. L., 55 vjeçe, banuese në fshatin Toç, Memaliaj, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait të saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. H., 51 vjeçe dhe G. L., 61 vjeç, të dy banues në Këlcyrë, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.