Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Over”.
Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Forca e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Over”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
L. R., 43 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 23.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Shtetasi L. R. dyshohet se më datë 22.07.2021, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në plazhin e Zvërnecit.
Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.