Vlorë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Neighbourhood”

Vlorë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Neighbourhood”.

Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar të 5 vjedhjeve në banesa.

Të dy shtetasit e arrestuar, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Neighbourhood”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

-I. B., 35 vjeç dhe M. H., 32 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se gjatë ditës së djeshme kanë vjedhur sende të ndryshme në 2 banesa, në lagjen “Osman Haxhiu”.

Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se këta dy shtetas janë autorë të dyshuar edhe të 3 vjedhjeve të tjera në banesa, po në lagjen “Osman Haxhiu”, konkretisht:

-Më datë 23.08.2022, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se kanë vjedhur sende, në 2 banesa të ndryshme;

– Më datë 24.08.2022, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në një banesë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻👮️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮️🇦🇱