Vlorë – Finalizohet operacioni i koduar “Location 3”, për kapjen e një shtetasi në kërkim

Vlorë/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Location 3”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim kombëtar, të dënuar me 1 vit e 5 muaj burgim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të operacioneve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Location 3”, si rezultat i të cilit, në aksin rrugor “Vlorë-Orikum”, u kap shtetasi i shpallur në kërkim kombëtar:

Romarjo Alliaj, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 18.12.2023, e ka dënuar 30-vjeçarin, me 1 vit e 5 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Në vitin 2019, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (i arrestuar më parë), me anë të mashtrimit, kanë inskenuar një konflikt me armë zjarri, në aksin rrugor “Vlorë-Levan”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.