Vlorë – Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit

Vijon kontrolli masiv i territorit.

Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit arrestuan në flagrancë shtetasit:

G. J., 57 vjeç dhe SH. SH., 31 vjeç te dy banues në fshatin Velçë, Selenicë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se janë autorë të tentativës për kultivim të disa bimëve narkotike cannabis sativa të konstatuara në fshatin Velçë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprimet e mëtejshme procedurale.