Vlorë/Dhunuan me sende të forta një 61-vjeçar, për motive të dobëta, ndalohen 2 autorët e dyshuar

Vlorë

Dhunuan me sende të forta një 61-vjeçar, për motive të dobëta, ndalohen 2 autorët e dyshuar, me precedentë të mëparshëm kriminalë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Tregu i Çoles”, në lagjen “Bashkimi”, një shtetas ishte dhunuar fizikisht, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe kqyrjes së pamjeve filmike, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve:

• E. S., 37 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer me armë zjarri;

• K. N., 30 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht me sende të forta shtetasin K. K., 61 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në repartin e Reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.