Vlorë
Ceremonia përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Atdheut, Leonidha Begaj.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë organizoi një ceremoni përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Atdheut, Leonidha Begaj, një nga punonjësit e devotshëm të Policisë së Shtetit, i cili dha jetën në shërbim të rendit dhe sigurisë.
Ceremonia u zhvillua në varrezat e fshatit Vranisht, me pjesmarrjen e familjarëve të Dëshmorit Leonidha Begaj, Zëvendësdrejtori për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet në DVP Vlorë, Shpëtim Hasanaliaj si dhe kolegë e punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.
Të pranishmit vendosën kurora dhe buqeta me lule pranë varrit të Dëshmorit, në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e tij të vyer dhe sakrificën sublime në krye të detyrës.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë do të vazhdojë të respektojë dhe të mbajë gjallë kujtimin e çdo punonjësi që ka dhënë jetën për mbrojtjen e jetës, rendit dhe sigurisë së qytetarëve.
I paharruar qoftë kujtimi dhe vepra e Dëshmorit Leonidha Begaj!