Vlorë/Asambleja e Dytë e SEPCA-s, nën presidencën e Policisë së Shtetit

Përfundoi punimet Asambleja e Dytë e SEPCA-s në Vlorë, nën presidencën e Policisë së Shtetit.

Gjatë ditës së sotme u riafirmua angazhimi i përbashkët për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe luftën kundër krimit të organizuar. Policia e Shtetit garantoi vazhdimësinë e kontributit të saj aktiv brenda SEPCA-s, edhe pas përfundimit të presidencës.

Në mbyllje të punimeve, presidenca e SEPCA-s iu dorëzua Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, duke theksuar njëkohësisht nevojën që Policia e Kosovës të jetë anëtare me të drejta të plota në këtë platformë bashkëpunimi.