Vlorë – Arrestohet në flagrancë 26-vjeçari që qëlloi me armë zjarri në ajër ditën e djeshme, për të kanosur një shtetas tjetër

Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku një shtetas ka qëlluar me armë zjarri në ajër,  njoftojmë se në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.

Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur Triport, dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër, për të kanosur shtetasin F. Z., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili u kap në kohë rekord falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare të Triportit dhe Patrullave të Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Shtetasi F. Z, në përfundim të veprimeve të para hetimore është lënë i lirë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit E. Ç., për veprat penale “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.