Vlorë – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin P. M., 43 vjeç, banues në Delvinë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin V. M., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, është përfshirë në një aksident më një automjet tjetër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.