Vlorë – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, 1 procedohet në gjendje të lirë, 1 tjetër shpallet në kërkim

Vlorë/Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Goditen dy raste të kësaj veprimtarie, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Në vijim të punës dhe kontrolleve për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, shërbimet e Policisë, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, në lokalin e administruar nga shtetasi V. A., gjetën dhe sekuestruan 7 pajisje elektronike, të cilat dyshohen se përdoreshin për lojëra të palejuara dhe baste sportive, duke përfituar vlera monetare të padeklaruara në organet tatimore.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin V. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u bë procedimi në gjendje të lirë i shtetasi B. M., 34 vjeç, banues në Vlorë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në lagjen “24 Maji “Vlorë, u gjetën tre njësi kompjuteri, të cilat dyshohen se përdoreshin për lojëra të palejuara.
– – – – – –

Vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorit për ndalimin e shtetasit K. L., 28 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi E. I., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Mërtiraj, Selenicë, të dyshuar ai bashkëpunëtorë në kultivimin e bimëve narkotike, gjatë muajit shtator dhe tetor, në vende të ndryshme të territorit të fshatit Mërtiraj, bashkia Selenicë, Vlorë.

Për këtë rast, më herët Policia ka vënë në pranga shtetasin I. E. dhe ka shpallur në kërkim shtetasin L. I.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.