Përgjatë 2 javëve (11-24 korrik 2022) si rezultat i shtimit të patrullimeve në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur aparat fotografik dhe alkooltestues, është arrestuar në flagrancë një shtetas i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe është proceduar në gjendje të lirë një tjetër i cili drejtonte mjetin pa u pajisur me leje drejtimi.
Gjithashtu janë proceduar administrativisht 613 drejtues automjetesh të cilët janë konstatuar duke kryer shkelje të Kodit Rrugor, dhe konkretisht janë vendosur:
✅95 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;
✅77 masa administrative për shkelje të sinjalistikës rrugore;
✅133 masa administrative për parakalime të gabuara;
✅ 130 masa administrative për pushim/qëndrim të gabuar;
✅11 masa administrative për përdorim të aparateve telefonike;
✅24 masa administrative për përdorim të pijeve alkoolike;
✅8 masa administrative për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.
✅ 17 masa administrative për mosdhënie përparësie këmbësorëve.
✅ 14 masa administrative për manovra të gabuara.
✅ 104 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
•Janë pezulluar 8 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Policia Rrugore e Dibrës apelon për drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
#Bashkëpunim_për_më_shumë_siguri_rrugore