Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore e Kukësit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve, janë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas, nga këta 2 për drejtim automjeti pa leje drejtimi dhe 2 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë pezulluar 4 leje drejtimi, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë tërhequr 8 leje qarkullimi të drejtuesve të mjeteve që kishin masa administrative të pashlyera.

Janë bllokuar 3 automjete, për mungesë dokumentacioni.

Janë vendosur 223 masa administrative, konkretisht:

• 39 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
• 32 masa për parakalime të gabuara;
•3 masa për shpjetësi;
•14 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor;
•2 masa për përdorim të celularit;
•133 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Kukësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.🚔👮♀👮♂