Kontrollet, për ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjatë 2 javëve të fundit, si rezultat i shtimit të kontrolleve në kuadër të masave të shtuara për mbarëvajtjen e sezonit turistik, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë proceduar penalisht 7 shtetas, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe është pezulluar 1 leje drejtimi.
Gjithashtu, janë vendosur 860 masa administrative, konkretisht:
• 482 masa për parakalime të gabuara;
• 67 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
• 229 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, si dhe
• 82 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.
Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.
Policia Rrugore e Gjirokastrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.
#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët 🚶🚸
#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘