Velipojë
Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, së bashku me Policinë Kufitare, u shkuan në ndihmë tre shtetasve që rrezikoheshin të mbyteshin në det.
Shërbimet e Policisë reaguan me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke bërë të mundur lokalizimin dhe kthimin e sigurt në breg të tre shtetasve që rrezikoheshin të mbyteshin, pasi ishin duke u larë në thellësi.
Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kishte mbërritur një telefonatë për ndihmë, për tre shtetas që ishin duke u larë në thellësi dhe nuk po mundeshin të dilnin në breg, për shkak të dallgëve të forta.
Menjëherë u angazhuan shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, të cilat, me mjetin lundrues “Skaf”, lokalizuan shtetasit që rrezikonin të mbyteshin dhe bënë të mundur kthimin e tyre të sigurt në breg. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
Qytetarët falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.
Policia Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë, vijon të qëndrojë në gatishmëri të plotë, 24/7, në shërbim të qytetarëve dhe turistëve.
#angazhimpërkushtimsakrificë♂️♀️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve♂️♀️