Velipojë/Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza

Velipojë/Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Shiste doza kokaine dhe kanabisi, vihet në pranga 20-vjeçari. Ai u kap në flagrancë me doza kokaine dhe duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet që dyshohet se e përdorte për këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen dozat e lëndëve narkotike dhe motomjeti i 20-vjeçarit.

Në vijim të kontrolleve intensive në zonat turistike të qarkut Shkodër, në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale gjatë sezonit veror, shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në Velipojë.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi K. Gj., 20 vjeç, banues në Velipojë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën nr. 9, në Pulaj Plazh, Velipojë, duke qarkulluar me një automjet pa dokumentacion, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën diza doza kokaine.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhjetëra doza kanabisi dhe qese të vogla për ndarjen e lëndëve narkotike, në doza.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve