Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar një restorant në të cilin ishte organizuar një ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit të subjektit, shtetases A. Z. masën administrative 3.000.000 lekë si dhe pezullimin e ushtrimit të aktivitetit për një periudhë 6 muaj.
Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.