Tropojë
#Sëbashkukundërdhunës
Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” ndihmëspsecialistët për Policimin në Komunitet dhe specialistja kundër dhunës në familjes të DVP Kukës, kanë zhvilluar takime sensibilizuese në shkollën 9 vjeçare “Lekë Çokaj”, në fshatin Cërrnicë dhe shkollën e mesme “Ali Ibër Nezaj”, Tropojë.
Punonjësit e Policisë diskutuan me nxënësit mbi format e dhunës dhe mënyrat se si të ndërgjegjësojmë pjesën tjetër të shoqërisë për t’i thënë JO Dhunës dhe për ta denoncuar në kohë atë.
Gjithashtu, nxënësve iu shpërndanë fletëpalosje me informacionin e nevojshëm dhe materiale me logon e fushatës.
Fushtatat sensibilizuese për të denoncuar rastet e dhunës në familje do të vijojnë në gjithë qarkun e Kukësit.
Mos lejo askënd të të dhunojë!❌
Denoncoje dhunën, Mos hesht!
Policia është aty për t’ju ndihmuar!
\


