Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe ” Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, kanë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas, konkretisht:
U. H., banues në fshatin Gri dhe R.B., banues në fshatin Markaj, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në fshati Gri dhe Markaj, këta dy shtetas janë konstatuar duke vijuar ndërtimin e një banesë, pa leje të organeve përkatëse.
Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
P. K., banues në Tiranë, dhe F. Rr, banues në fshatin Begaj, për veprën penale ” Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”, pasi ishin përgjegjës për kryerjen e punimeve në fshatin Gri dhe Markaj.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale ” Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.