Tropojë – Policia e Tropojës u vjen në ndihmë 2 turisteve tuniziane

Dy turiste nga Tunizia, të moshave 46 vjeçe dhe 41 vjeçe, duke eksploruar natyrën në zonën e Valbonës, kanë humbur rrugën në një zonë të thellë. Duke u munduar për të dalë nga terreni i vështirë, kanë marrë dëmtime të lehta në këmbë dhe në krahë.
Rreth orës 16:50, turistet kanë njoftuar Policinë, për të kërkuar ndihmë.
Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Postës së Policisë në Valbonë dhe pas 3 orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e dy turisteve, në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”.
Turistet janë transportuar me ambulancë në spitalin e Tropojës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Turistet kanë falënderuar punonjësit e Policisë që i erdhën në ndihmë.