Tropojë
Kapet dhe vihet në pranga një 39-vjeçar i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 1 vit burgim, për dhunë në familje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim M. I., 39 vjeç, banues në fshatin Lekbibaj. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.